Termat dhe Kushtet
Kjo Faqe Interneti operohet nga Mo & Mi Tobacco. Këtu e më poshtë do të përcaktohen termat dhe kushtet e përgjithshme që rregullojnë përdorimin e kësaj Faqeje ( www. tobaccomomi.com ) dhe blerjen e produkteve në të.
Para se të vazhdoni, ju lutemi lexoni me kujdes Kushtet, Politikën tonë të “Cookies” dhe Politikën tonë të Privatësisë, (në vijim, së bashku, “Politikat e mbrojtjes së të dhënave”) përpara se të përdorni këtë Faqe. Kur përdorni këtë Faqe ose bëni një porosi, ju jeni të detyruar të respektoni këto Kushte dhe Politikat tona për Mbrojtjen e të Dhënave. Nëse nuk jeni dakord me Kushtet dhe me Politikat e Mbrojtjes së të Dhënave, mos e përdorni këtë faqe interneti.
Faqja www. tobaccomomi.com mund t’ju japë një llogari identifikimi edhe një fjalëkalim për t’ju mundësuar hyrjen edhe përdorimin e kësaj Faqeje. Cdo herë që përdorni një fjalëkalim ose identifikim, ju konsideroheni të autorizuar për të hyrë edhe për të përdorur Faqen në një mënyrë të pajtueshme me termat edhe kushtet e kësaj.
Duke pranuar këto Kushte të Përdorimit nëpërmjet përdorimit të Faqes, ju vërtetoni se jeni mbi moshën 18 vjec. Nëse jeni nën moshën 18 vjec, ju lutemi përdorni këte Faqe vëtem nën mbikëqyrjen e një prindi ose kujdestari ligjor. Në varësi të termave edhe kushteve të kësaj Faqeje, ju jepet e drejta për të hyrë edhe për të përdorur këte Faqe duke e shfaqur atë në shfletuesin tuaj të Internetit vetëm për qëllime blerjeje edhe jo për ndonjë përdorim komercial ose përdorim në emër të ndonjë pale të tretë.
Këto Kushte mund të ndryshohen herë pas here. Është përgjegjësia juaj t’i lexoni ato në mënyrë periodike, pasi do të jenë këto Kushte që do të zbatohen në kohën e përdorimit të Faqes.
Nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me Kushtet ose Politikat e Mbrojtjes së të Dhënave, mund të na kontaktoni përmes email-it në: info@tobaccomomi.com ose përmes kontaktit të Shërbimit të Klientit.
-
Detajet tuaja dhe përdorimi i faqes së internetit
Informacioni ose të dhënat personale që ju na jepni do të përpunohen në përputhje me Politikat e Mbrojtjes së të Dhënave. Kur përdorni këtë Faqe, ju pajtoheni me përpunimin e informacionit e të dhënave personale dhe deklaroni se të gjitha informacionet dhe detajet e dhëna janë të sakta dhe vërteta.
Në rast se zbuloni se ka ndodhur një gabim gjatë futjes së të dhënave tuaja personale gjatë regjistrimit tuaj si përdorues i kësaj Faqeje, ju mund t’i ndryshoni ato në seksionin “Llogaria e përdoruesit”. Ju jeni i vetmi përgjegjës për mbrojtjen e sigurisë edhe të konfidencialitetit të fjalëkalimit edhe identifikimit të caktuar për ju. Ju do të njoftoni menjëherë nga www. tobaccomomi.com për cdo përdorim të paautorizuar të fjalëkalimit edhe identifikimit tuaj.
Kur përdorni Faqen dhe bëni një porosi përmes saj, ju pranoni të:
-
Deklaroni se jeni mbi moshën 18 vjeç.
-
Na jepni adresën tuaj postare dhe /ose detaje të tjera kontakti. Ju gjithashtu pajtoheni që ne mund t’i përdorim këto informacione për t’ju kontaktuar në lidhje me porosinë tuaj nëse është e nevojshme. Nëse nuk na jepni të gjitha informacionet që na duhen, nuk mund të bëni porosinë tuaj.
-
Përdorni këtë faqe interneti për të bërë pyetje të ndryshme dhe porosi të vlefshme ligjërisht.
-
Mos bëni ndonjë porosi false ose mashtruese. Nëse konsiderohet në mënyrë të parsyeshme se është bërë një porosi e këtij lloji, ne do të jemi të autorizuar ta anulojmë atë dhe të informojmë autoritetet kompetente.
-
Disponueshmëria e shërbimit dhe produkteve
Shërbimi i dorëzimit për artikujt e ofruar në këtë faqe interneti ofrohet vetëm në Shqipëri. Të gjitha porositë për produkte varen nga disponueshmëria. Nëse ka vështirësi në lidhje me furnizimin e produkteve ose nuk ka shumë artikuj të mbetura në magazinë, ne rezervojmë të drejtën t’ju ofrojmë informacione për produktet zëvendësuese të së njëjtës cilësi ose vlere, që mund të porosisni. Nëse nuk dëshironi të porosisni produktet zëvendësuese, ne do të rimbursojmë shumën që mund të keni paguar për blerjen e produktit.
-
Çmimi dhe pagesa
Çmimi i produkteve do të jetë siç përcaktohet në çdo kohë në faqen tonë të internetit, përveç në rast të ndonjë gabimi të mundshëm. Nëse zbulojmë ndonjë gabim në çmimin e ndonjë prej produkteve që keni porositur, ne do t’ju informojmë sa më shpejt të jetë e mundur. Çmimet mund të ndryshojnë në çdo kohë. Sidoqoftë, përveç sa përcaktohet më lart, ndryshimet nuk do të ndikojnë në porositë për të cilat kemi dërguar një Konfirmim Porosie.
Hapi i parë është të zgjedhni të gjithë artikujt që dëshironi të blini dhe ti shtoni në shportë. Hapi tjetër do të jetë përpunimi i porosisë dhe pagesa. Për më tepër, gjatë gjithë procesit të blerjes, përpara pagesës, ju mund të ndryshoni detajet e porosisë tuaj. Gjithashtu, nëse jeni një përdorues i regjistruar, në zonën “Llogaria e përdoruesit” mund të gjeni një historik të të gjitha porosive të bëra nga ju.
Ju mund të përdorni, si metodë pagese, kartat e mëposhtme: Visa dhe MasterCard. Për më tepër, ju mund t’ia bëni pagesën për porosinë tuaj korrierit me para në dorë (Pagesa në Dorëzim) kur ai ju dorëzon porosinë. Pagesa në Dorëzim mund të jetë subjekt i një tarife mbi të cilën do të informoheni kur të jeni duke zgjedhur metodën e pagesës. Për të minimizuar rrezikun e aksesit të paautorizuar, detajet e kartës tuaj të kreditit do të kodohen.